Propozim

Gruaja nga Nebraska merr propozim për martesë menjëherë pasi vrau një dre gjatë gjuetisë

Një grua nga Nebraska ka shënuar një moment të jashtëzakonshëm në jetën e saj, duke pranuar një propozim për martesë pasi vrau një dre gjatë një udhëtimi për gjueti në jug të Lincoln, SHBA.

Samantha Camenzind u befasua kur i dashuri i saj, Cole Bures, jo vetëm që pati sukses në gjuetinë e drerëve, por edhe bëri një propozim martese shumë kreativ.

Raportohet se propozimi u bë në mes të një seti fotografik me ” trofeun” e fituar gjatë udhëtimit.

Çifti i cili ka një lidhje të fortë prej tre vitesh, ka një pasion të përbashkët për gjuetinë, dhe ata ndajnë jo vetëm emocionin e aventurës së gjuetisë, por edhe pasionin për përpunimin dhe konsumimin e mishit.

Ata kanë planifikuar të martohen vjeshtën e ardhshme.

Megjithatë, ata sigurojnë se data e martesës së tyre nuk do të përputhet me sezonin e gjuetisë, pasi pasioni i tyre për gjuetinë është një aventurë që do të vazhdojë edhe pas lidhjes së tyre martesore.