Gruaja nga Mitrovica sulmon vjehrrin, e bën për spital

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur pasditen e së shtunës në Mitrovicë

Rasti ka ndodhur në rrugën Kollashini në Mitrovicë të Veriut, ku një person ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij shtetase e Serbisë ka sulmuar fizikisht prindin e tij, po ashtu të komunitetit serb.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.