Gruaja i merr fëmijët dhe niset për Kosovë, pasiqë e vrau burrin në Francë

Mediat franceze raportuan se të shtunën në krahinën e Juras në Francë u gjet i vdekur kosovari me inicialet A.K, 33-vjeç. Trupi i pajetë u gjet në banesën e të ndjerit dhe u raportua nga fqinjët në polici. Rastin për Gazetën Express e kanë konfirmuar zyra për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga kjo zyrë i thanë Gazetës Express se autoritetet policore të Kosovës janë në koordinim me policinë franceze dhe rasti është nën hetime.

Më tej, sipas informatave që MPJ ka siguruar thuhet se e dyshuara kryesore për vrasjen e 33-vjeçarit është gruaja e tij. Mjeti që është përdorur për ekzekutimin e tij thuhet të jetë një sëpatë. E njejta besohet se i ka marrë dy fëmijët e tyre dhe është nisur për Kosovë.

Çifti ka prejardhje nga Prishtina. Nga ajo që raportuan mediat franceze thuhet se ata kanë qenë agresiv.