Gruaja e vrarë në Amerikë ishte shërbyese në Forcat Ajrore dhe mbështetëse e Trump

Mediat amerikane kanë zbuluar identitetin e gruas që u vra të mërkurën në mbrëmje gjersa përpiqej të hynte në Sallën e Kongresit.

Ashley Bebit, një veterane e Forcave Ajrore të SHBA-së nga San Diego, u vra dje pasi kundërshtoi urdhërin e policisë.

Pak para se të nisej për në Kongres, protestuesja kishte shkruar se askush nuk do të mund ta ndalonte atë.

“Asgjë nuk do të na ndalojë. Ata mund të provojnë, por stuhia është këtu dhe zbret në DC (Uashington) në më pak se 24 orë. Errësira kthehet në dritë”, shkroi Ashley dje në Twitter.

Familja e së ndjerës është informuar për vrasjen e saj vetëm nga mediat.