Gruaja e vdekur në Fushë Kosovë, kishte rënë nga ndërtesa

Një grua është gjendur e vdekur në Fushë Kosovë, përkatësisht në rrugën “Nëna Terezë”, afër “Petrol Company”, Ballkani.info ka siguruar edhe një video të kësaj ngjarje të rëndë.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se e ndjera tashmë ka rënë nga një ndërtesë rreth orës 13:00 dhe nuk ka arritur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

“Sot rreth orës13 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovës një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Viktima në këtë rast është një person femër vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorit përkatës janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, tha Ahmeti.

Një i vdekur në mes të rrugës në Fushë Kosovë VIDEO