Këngëtari gjakovar Shkelzen Jetishi-Xeni është emër i konfirmuar i muzikës popullore, pa dyshim ndër më të pëlqyerit në trojet shqiptare, shkruan “Kosovarja”.
Suksesi i Xenit është vulosur prej vitesh.
Këngëtari është në pozitë të lakmueshme në sferën profesionale, por edhe në atë private.
Këngëtari i mirënjohur është bërë gjysh dhe tregon se të të pasurit një mbesë, është emocion shumë i veçantë e i pa krahasueshëm, shkruan “Kosovarja”.
Bashkëshortja e Xenit, që njihet si një ndër gratë më të pashme të këngëtarëve, duket gjyshja më e lumtur e më e bukur.











