Gruaja e Kobe Bryant kërkon miliona si dëmshpërblim emocional për fotot e aksidentit

Basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna humbën jetën në një aksident me helikopter dhe vdekja e tyre trishtoi gjithë botën.

Vetëm pak ditë më parë, në rrjet nisën të shpërndahen fotot e aksidentit dhe autopsia e trupave, që mesa duket s’kanë marrë miratimin e Vanessa-s për t’u publikuar.

Pamjet e dhimbshme të cilat i kanë parë të gjithë, kanë shqetësuar pamasë partneren e basketbollistit, e cila tashmë kërkon dëmshpërblim për dëmin emocional.

Vanessa ka rrëfyer se ka vazhdimisht atake paniku që kur pamjet u morën dhe u shpërndanë pa leje, ndaj tashmë kërkon miliona dollarë.

“Dilja nga shtëpia dhe vrapoja të shkoja nga ana tjetër e saj vetëm që vajzat e mia të mos më shihnin në atë gjendje. Doja të vrapoja dhe vetëm të ulërisja. Nuk dua t’i shoh kurrë ato pamje. Dua ta kujtoj tim shoq dhe vajzën time siç ishin kur ishin këtu.”- ka rrëfyer ajo.

Sipas dëshmisë, Vanessa u përpoq që atë ditë të shkonte në vendin ku kishte ndodhur përplasja, por nuk ishte lejuar pasi kushtet e motit ishte shumë të përkeqësuara.

Më herët ajo ka dhënë një intervistë për “People”, ku ka rrëfeyer përjetimet e saj pas ngjarjes që tronditi jetën e saj.

“Kjo dhimbje është e paimagjinueshme, por duhet thjesht të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara. Të shtrihem në krevat dhe të qaj nuk do të ndryshoj faktin që familja ime nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Por të ngrihem nga krevati dhe të vazhdoj përpara do e bëj ditën më të mirë për mua dhe vajzat e mia. Kështu që kjo është ajo që bëj”, ka thënë Vanessa.