Shkencëtarët kanë treguar për nje grua, e cila përmes aromës arrin të detektojë njerëzit të cilët ende nuk janë diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit. Kjo metodë e nuhatjes ka qenë e përhapur sidomos ne kohët e lashta në Greqi, mirëpo kohëve të fundit nuk aplikohet më.

Joy Milne – gruaja 60 vjeçare, për herë të parë e zbuloi këtë aftësi, kur arriti të detektojë sëmundjen e Parkinsonit tek bashkëshorti i saj, i cili ende nuk kishte marrë një diagnozë nga doktorët.

Në studimin e ri të bërë nga Universiteti i Manchesterit gruaja, që është me profesion infermiere, me sukses ka arritur të ndajë njerëzit të cilët kishin këtë çrregullim dhe ata të cilët nuk e kishin vetëm përmes aromës së vajit i cili lëshohet në shpinën e tyre.

Shkencëtarët shpresojnë që studimi i tyre do të arrijë të krijojë një metodë jo-invazive për të kryer një diagnostikim të hershëm të personave me sëmundjen e Parkinsonit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se 10milion njerëz janë duke jetuar me këtë sëmundje.

Hulumtuesit kanë koleksionuar sebum nga pjesa e epërme e shpinës, tek 43 pacientëve me sëmundje të Parkinsonit. Ky sebum prodhohet vetëm nga pacientët me sëmundje të Parkinsonit, të cilët kanë një nivel më të lartë të proteinave alfa- synuclein në lëkurën e tyre. Rezultatet e këtij hulumtimi u publikuan në revistën ASC të shkencave.

“Unë jam një specie diku në mes qenit dhe njeriut,” tha zonja Milne për BBC. Ajo ka një ndjeshmëri ekstreme të aromave, dhe kjo i mundëson asaj të detektojë edhe aromat të cilat njerëzit tjerë nuk mund t’i ndjejnë.

Analizat e mëtutjeshme treguan se këta pacientë kanë një lloj të substancave kimikale me një aromë të veçantë, me anë të së cilave mund të identifikohen. Deri tani diagnostikimi i kësaj sëmundje bëhet në stade ku qelizat nervore tanimë janë dëmtuar. Me anë të kësaj metode të re do të krijohet mundësia që njerëzit të diagnostikohen në faza më të hershme të sëmundjes.