xhudisti kosovar

Gruaja e Akilit thotë se s’ndihet e rrezikuar: S’ka ushtruar dhunë nga korriku i vitit 2023

Bashkëshortja e Akil Gjakovës ka thënë se nuk ndihet e rrezikuar nga xhudisti, në dëshminë që e ka dhënë para Policisë ditë më parë.

Akil Gjakova është ndaluar nga Policia të martën pasi është akuzuar nga ish-bashkëshortja për “dhunë në familje”. Gjykata do të marrë vendim nëse do t’ia caktojë masën e paraburgimit, mëson Koha.

Në dëshminë që ish-bashkëshortja e ka dhënë para Policisë, e pyetur se a ndihet e rrezikuar nga Akili, ajo ka thënë: “Jo, ai nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje nga korriku i vitit 2023”.

Sipas saj, gjatë kësaj kohe ka pasur dhunë psikike.

Akil Gjakova ishte shpallur në kërkim nga Policia. U vetëdorëzua dy ditë më vonë. Federata e Xhudos ka thënë se beson në pafajësinë e tij, gjë që ka nxitur reagime të shumta në opinion.