Gruaja e Abedin Rexhës thotë se do të kontaktojë Institutin e Llozanës që trajtoi rastin Dehari

Sanije Rexha, gruaja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Abedin Rexha, ka njoftuar se do të kërkojnë ndihmë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë ku u krye ekspertiza për ish-aktivistin e VV-së, Astrit Dehari.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rexha ka thënë se qeveria e Zvicrës me institucionet e saj me rastin e ekspertizës për rastin Dehari e kanë fituar besimin e qytetarëve të Kosovës.

Andaj, ajo shton se edhe familja e saj do të bëjë maksimumin për të rënë në kontakt me këtë institucion.

“Po ashtu, duke parë se Institucioni vendor i Rep.së Kosovës, politika dhe Eulexi e kanë përbuzur dhe diskriminuar skajsmërisht dhe me dyshimin që ka ndërhyrje në trupin e tij, për ta fshehur krimin e rastit do të kërkojmë të bëhet edhe analiza e ADN-ës. Me respekt, Sanije Rexha”, ka deklaruar ajo.

loading…