Kjo grua pati një ide interesante, që la shumë persona pa mend, e sidomos burrat!

Kjo grua ka mbledhur me mijëra euro për bamirësi për të iu dhënë personave me sëmundje psikike, shkruan “DailyMail”.

Kerri Barnes, 25 vjeçe ka bërë çiklizëm në rrugët e Londrës duke mos veshur asgjë pos një palë tanga dhe xixa në gjoksin e saj.

Pas përballjes me të ftohtin ajo ka arritur të mbledhë brenda një dite rreth 10 mijë euro, që është një shifër që nuk është arritur më parë.

Kerri u ndje që ishte përgjegjësi e të gjithëve që të ndihmojnë personat me sëmundje psikike pasi pa numrin e lartë të të prekurve gjatë pandemisë.

Ajo ka humbur kushëririn e saj në luftën me depresionin, pasi ai vrau veten në vitin 2011 kur ishte 20 vjeç.

Prandaj, si një person që ishte përballur me humbjen e dikujt të dashur për të ajo vendosi të merrte një iniciativë më ndryshe.

Ajo ka treguar e gjatë karantinimit, një i afërm tjetër i saji tentoi të vriste vetën. Kjo e bëri shumë të dhimbshme situatën për Kerrin.

Ajo shprehet se ndjehet më shumë se me fat që personi tanimë është shëruar, por ajo e ndjenë në zemrën e saj se duhet të bëjë diçka për personat që mund të ndihmohen para se të jetë shumë vonë.

Ajo tha se kjo metodë e çuditshme iu ka tërhequr vëmendjen më shumë personave sesa metodat e tjera, prandaj ka vendosur ti bëjë gjërat kështu.

Edhe pse ajo u përball me të ftohtin e këtij sezoni, dhe pati një ftohje shumë të rëndë, ajo shprehet se do të bëjë të njëjtën së shpejti përsëri, që të ndihmoj sa më shumë njerëz që mundet.