Një grua afgane e cila jeton në Kabul ka thënë se është e frikësuar pasi kanë arritur talibanët atje.

Hena ( emër jo i vërtetë) jeton në qytet dhe nuk ka punuar prej kur talibanët morën kontrollin e shtetit.

“Ata nuk kanë besim në vlera, ata po vrasin, nuk ka rëndësi për ta”, tha ajo.

Në një intervistë për BBC Radio 5 Live Breakfast, Hena deklaroi se e ndjen si përgjegjësi që historinë e saj ta ndajë me njerëzit.

“Unë duhet të ndaj informacione, duhet të flas me mediat ndërkombëtare për të thënë të vërtetën,” tha ajo, shkruan BBC.