gritja e temperaturave, Holanda i hedh kripë asfaltit, a e dini arsyen?

Për shkak të temperaturave të larta, shumë rrugë dhe ura në Holandë duhet të ftohen. Një pamje e pazakontë në vapën rekord janë makinat që vendosin kripë në rrugë.

Hedhja e kripës në Holandë është praktikë e kahmotshme. Ajo hidhet për të ftohur asfaltin. . Kripa nxjerr lagështi nga ajri, i cili nga ana tjetër ftoh asfaltin. Kjo është për të parandaluar dëmtimin dhe shkrirjen e rrugëve.

Në Amsterdam, urat e lëvizshme janë ftohur enkas me ujë që në mëngjes. Kjo është për të parandaluar zgjerimin e çelikut. Temperaturat në Holandë kanë arritur deri në 40 gradë celcius./Indeksonline/