Grimierja që transformon me “magji”

Goar Avetisyan është një grimiere ruse, e cila numëron rreth 4.8 milionë ndjekës në Instagram.

Me punën e palodhshme dhe transformimet e mrekullueshme të grimit, ajo i jep më shumë vetëesim femrave. E vecanta e kësaj grimiereje është se klientet i ka të vecanta.

Shumë prej tyre janë viktima të dhunës, të tjera mund të jetojnë me sëmundjen e rëndë të kancerit, kanë shenja të djegura apo probleme të tjera me lëkurën.

Një prej klienteve të saj quhet Ina, e cila i dërgoi mesazh grimieres se ëndrra e saj ishte të ndihej e bukur. Goar vendosi që t’ia realizonte dëshirën, madje i bleu edhe një fustan që të kombinonte me paraqitjen.

loading…