Grimeri i Kimit habit me komentin që i la këngëtares shqiptare

Mario Dedivanoviç i ka lënë komentin që nuk pritej këngëtares shqiptare.

Bebe Rexha e ka publikuar një video në Instagram në të cilën shfaqet duke ngrënë.

Këngëtarja shqiptare dukej tërehqëse si gjithmonë por kësaj radhe në sy ra komenti i grimerit të Kim Kardashianit, Mario Dedivanoviçit.

“Të bëftë mirë në b*thë” i ka shkruar në shqip Mario këngëtares shqiptare Bebe Rexha pranë postimit.

Ndryshe Bebe së fundmi ka pranuar kritika nga kreatorët të cilët e kanë cilësuar të shëndoshë dhe se sipas tyre nuk është e ‘denjë’ për t’i veshur rrobat që ata i punojnë.

Kështu Bebe pati ardhur me reagim pasi nuk gjente zgjidhje për t’u veshur në ‘Grammy’ por më pas doli me një fustan të gjerë me të cilin mori vëmendje.