Antoine Griezmann ka refuzuar të flasë në detaje për të ardhmen e vet, pasi i ndihmoi Francës ta mposhtë Bolivinë në një ndeshje miqësore të dielën.

Griezmann njoftoi muajin e kaluar se do ta braktisë Atletico Madridin këtë verë, pas plot pesë sezoneve. Barcelona mbetet klubi më i mundshëm ku ai mund ta vazhdojë karrierën.

Por, sipas mediave botërore, edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë kandidatë të mundshëm për shërbimet e tij.

Pasi shënoi një gol në fitoren e Francës 2-0 ndaj Bolivisë në Nantes, Griezmann nuk deshi të japë detaje për të ardhmen e vet.

“Nuk e di, por kjo është pyetje e mirë”, u përgjigj Griezmann kur u pyet për të ardhmen.

“Ta shohim. Çdo gjë në kohën e vet”, shtoi ai.