Një delegacion i SBASHK-ut në krye me Rrahman Jasharajn kanë vizituar çerdhen publike “Fatosat” dhe shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, pas nisjes së grevës të thirrur nga sindikata për sektorin e arsimit.

Me këtë rast Jasharaj ka thënë se greva ka filluar por nuk dihet se sa do të zgjasë.

Ai deklaroi se derisa nuk ka veprime konkrete nga ana e qeverisë, që do të thotë nëse nuk bëjnë ndryshime në koeficientin që është vënë në Ligjin për Paga e që po konsiderohet nga mësimdhënësit si shumë i ulët dhe degradues, greva do të vazhdojë.

Në qoftë se kërkesat nuk realizohen sindikalistët thonë se do të ndërmarrin veprime radikale.