Greva e kontrollorëve, anulon tri fluturime në Aeroportin e Prishtinës

Për shkak të grevës një orësh nga Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, janë ndërprerë tri fluturime.

Zyrtari për informim në Aeroportin e Prishtinës, Unidon Krasniqi për Ballkani.info ka thënë se sot gjatë kohës së grevës janë anuluar tri fluturime.

Kujtojmë se Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, paralajmëruar se nesër do të mbajnë grevë 4 orë, për të vazhduar ditën e premte me grevë nga ora 8:00-16:00, derisa të shtunën greva do të jetë 12 orësh. Nga e hëna do vazhdojnë më grevë 24 orësh.