Si pastojë e protestës së Pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues është anuluar një fluturim i Turkish Airlines.
Këtë për Ballkanin.info e ka konfirmuar Unidon Krasniqi zëdhënësi i aeroportit “Adem Jashari”.
Sipas Krasniqit gjatë ditës janë planifikuar 16 fluturime në arritje dhe 14 në nisje të cilat do të zhvillohen me vonesë.
“Gjatë dites së sotme kanë qenë të planifikuara 16 fluturime në arritje dhe 14 në nisje. Fluturimi i Turkish Airlines është anuluar në arritje dhe rrjedhimisht në nisje ndërkaq të tjerat po realizohen me vonesa” tha zëdhënësi i airoportit.
/Ballkani.info/







