Greta Koçi thumbon prezantueset dhe modelet që u bënë këngëtare

Këngëtarja Greta Koçi i ka thumbuar modelet dhe prezentueset të cilat kanë filluar të merren me muzikë.
Këngëtarja Greta Koçi nëpërmjet një postimi në Instagram ka lënë të kuptohet se u ka bërë thumb direkt kolegeve të saj këngëtare të cilat kanë filluar më vonë të merren me muzikë e angazhimet e tyre kryesisht i kanë pasur si prezantuese apo modele.
Greta këtë e bëri nëpërmjet një Instastory pranë të cilit i ka kthyer përgjigje dikujt prej fansave.

“Gjersa është bërë e njohur dhe gjersa juve e cilësoni këngtare, atëherë s’mund ta gjykojkmë dhe t’i themi se s’ka vesh muzike. Pyetja mund të ishte cila nga “modelet”, “prezantueset”, “miset” është bërë këngëtare dhe pse s’ka lidhje me këngën?”, ka thënë Greta Koçi ndër të tjera pranë postimit.