Greta Koçi së shpejti me këngë të re

Meqë jemi afër sezonit të verës këngëtarët janë duke punuar mjaft shumë që të sjellin projekte dhe bashkëpunime të ndryshme muzikore.

Një projekt i ri duket se po vjen edhe nga këngëtarja nga Shqipëria, Greta Koçi.

Artistja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale dhe së fundmi ka paralajmëruar këngën e re përmes llogarisë së saj në Instagram. “Kënga e re edhe pak”, ka shkruar ajo.

View this post on Instagram

Kenga e re ??edhe pak…. ⏳ @unitedrecordss ?

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1) on

Greta këtë vit ka qenë mjaft e angazhuar si në projekte, ashtu edhe në koncerte përreth trojeve shqiptare.

“E kuqe” mbetet një prej realizimeve të fundit të këngëtares, projekt ky që në platformën YouTube ka grumbulluar afro tre milionë shikime.

Ndërsa tani presim të shohim se çfarë ka përgatitur për fansat e saj të shumtë.