Gresa: Do ta doja një burrë si Andi, jo si Stresi

Gresa sot vendosi ta hapte zemrën me Julianën, për t’i treguar se çka ndien në lidhje me Andin e Stresin.

Gresa i tregoi Julit, se momentalisht nuk është duke folur me Stresin, duke shtuar se ajo vendosi diçka të tillë.

“Për momentin s’jemi tu folë, kam vendosë unë… E di që më respekton e më do si person, po i ka do gjeste e do sene që ‘I don’t like’. Tha a ki naj sen me mu, i thashë jo veç me veten e kam, po du me mendu qito ditë”, tha Gresa.

Ndërkaq, për Andin tha se i pëlqen të kalojë kohën me të, duke vë kështu në pah edhe cilësitë e tij që i pëlqejnë.

“Ndihna mirë me to, ka respekt, o elegant, qysh m’folë Andi më pëlqen. I shpjegon shumë mirë sendet Adni, kisha folë 10-20 orë, më pëlqen me nejtë me to.. e ky (Stresi) gabon në shumë sene, s’ka elegancë, kanihere shumë e tepron.. edhe për mos me shti me u ni keq, se tutna që po e shti me u ni keq, ama vet vijnë sendet jashtë. Ti nëse je shok, pse po m’i gjuan fjaltë”.

Ajo madje tha se një të dashur si Stresi nuk mund ta parmendonte ta kishte, mirëpo jo të njëjtën e mendonte për Andin.

“S’kish mujtë me kanë frajeri jem, qeky personi, Stresi. Ni person si Andi nashta kish mujtë. Stresi është shumë djalë i mirë, por jo me kanë burri jem. Babë të fëmijëve të mi nuk e kisha pa Stresin.

Gresa tha se më para do e donte një burrë si Andi sesa si Stresi.

“Me krahasu një djalë si Andi me Stresin, kisha thanë po e du qita me pasë burrë”, tha ajo.