Gresa dhe Andi flenë së bashku në të njëjtin krevat mes puthjesh e ledhatimeve me njëri-tjetrin

Ka tash e sa kohë që përflitet për shkëndija dashurie mes dy prej banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Andi Artani dhe Gresa Hoti duket se tashmë kanë krijuar një lidhje brenda ambienteve të shtëpisë së vëzhguar nga kamerat.

Ata madje mbrëmjen e së mërkurës kanë vendosur edhe që ta kalojnë natën së bashku, duke fjetur në të njëjtin shtrat.

Sigurisht që puthjet dhe përqafimet mes dyshes nuk kanë munguar, teksa duket se çdo ditë e më shumë po bëjnë një hap para në romancën e tyre.

Me këtë, ata bëhen çifti i dytë i krijuar në Big Brother VIP Kosova, pas Getinjos dhe Vivienit.

https://www.youtube.com/watch?v=lHmmPw5hD_8