Gresa dhe Andi aktivizohen, bashkë pastrojnë banjon e shtëpisë

Dy prej banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova janë parë sot goxha të aktivizuar, që në orët e para të mëngjesit.

Bëhet fjalë për Andin dhe Gresën, dyshen që prej nisjes kanë preferuar të kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.

Siç duket, për ta e rëndësishme është të jenë bashkë, pamarrëparasysh se ku. Kësisoj, ata kanë pastruar banjon e shtëpisë.