Gresa Behluli viziton varrin e xhaxhait i cili u shpall zyrtarisht “Hero i Kosovës”

Azem Behluli shpallet edhe zyrtarisht “Hero i Kosovës”.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, së bashku me familjen e saj sot kanë vizituar varrin e xhaxhait, Azem Behluli.

I ndjeri tashmë është shpallur edhe zyrtarisht “Hero i Kosovës” për trimëri dhe sakrificë për lirinë e vendit.

“Xhaxhi im Azem Behluli- tani zyrtarisht u shpall “Hero i Kosoves” për trimëri dhe sakrifice për lirinë e Kosovës. Gjithmonë krenare!”, ka shkruar ajo pranë postimit në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CERQApvgBcS/?utm_source=ig_embed