Gresa Behluli sjell këngën “Babi jem, babushi jem”

Gresa ka publikuar këngën kushtuar babait.

Gresa Behluli ka lansuar projektin e ri muzikor, i cili është më i veçantë se këngët tjera të saj për një arsye.

Këtë këngë, artistja ia ka dedikuar babait, ndërsa tekstin dhe muzikën e saj e punoi Ilir Berani, kurse orkestrimin e bëri Miti Geci.

Videoklipi i këngës “Babi jem, babushi jem” është punuar nga Sekuencë.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Gresa Behlulit, pjesë e klipit të së cilës është edhe babai i saj, atij të cilit ia dedikoi këngën.