Gresa Behluli i reagon ashpër nuses më të re të familjes Thaçi për vellon e dizajnuar nga serbi

Nusja më e re e familjes Thaçi, Edona Ahmeti në një prononcim tregoi detaje për vellon e saj, ku një dizajner serb i quajtur Mihajlo kishte qenë krijuesi i fustani të saj.

Madje, Ahmeti gjithashtu tregoi se e kishte pasur ëndërr të punonte me të, dhe se ai i kishte bërë zbritje në vellon që ajo kishte zgjedhur për dasmën e saj.

Mirëpo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer asapak këngëtares Gresa Behluli e cila ka reaguar përmes një postimi të bërë në Instagram, duke publikuar fotografinë e familjes Thaçi me nusen dhe ka shkruar “No comment”.

Gjithashtu, Behluli ka vazhduar më tej duke nisur letrën e shkruar me fjalën “Lepotice” (bukuroshe).

“Lepotice”
“E kam pas ANDERR me me vesh Mihajlo”, etj…”
A thu jam rrit une gabim?
A thu duhet me qene patjeter mbese e nje deshmori te kombit sic jam une per me e ndi dhimbjen e bashkqytetareve ne Kosove?
A thu 2019 qenka vit ku zyrtarisht duhet me harru luftën edhe çdo gjë të tmerrshme që na kanë shkaktu serbët? Ku është poenta e gjitha kampanjave “Duaje Tënden dhe bojkoto produktet e Serbisë?
Z.Kryeministër si duket kot po ngul këmbë ti me taksën 100 % se po shkojkan prap në Serbi me i dhanë Mihajlove e jo dizajnereve tanë , pavarësisht që janë më të talentuar”, ka qenë reagimi i Gresa Behlulit drejtuar nuses më të re të familjes Thaçi.