Gresa Behluli bëhet nënë, babai i saj me fjalë prekëse

Këngëtarja kosovare, Gresa Behluli, është bërë mbrëmë nënë.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, Hajrushi, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka njoftuar se vajza e tij e ka lindur një djalë, të cilit ia ka vënë emrin Diell.

“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona. Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Poashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat.  Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin. Zoti I bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit”, ka shkruar ai.