Njofton kryeministri

Greqia hapet për turistët nga 15 qershori

Turistët do të mirëpriten në Greqi nga 15 qershori, ka njoftuar kryeministri Kryiakos Mitsotakis, duke paralajmëruar kthimin pas izolimit nga koronavirusi.

“Periudha e turizmit nis më 15 qershor, kur hotelet sezonalë mund të rihapen, dhe fluturimet ndërkombëtare direkte për desntinacionet tona turistike do të nisin të hapen gradualisht nga 1 korriku”, ka thënë Mitsotakis në një adresim televiziv, sipas “AFP-së”.

Greqia ka pasur më pak se 170 vdekje në dy muaj, si pasojë e koronavirusit. Sipas Mitsotakisit, përgjigja e suksesshme e Greqisë ndaj virusit është “pasaportë e sigurisë, kredibilitetit dhe shëndetit” për të tërhequr vizitorët.

“Do të fitojmë edhe luftën ekonomike siç kemi fituar betejën shëndetësore”, ka thënë ai.

Ministri i Turizmit, Hary Theocharis, ka thënë se një numër linjash fluturimesh do të prezantohet në fund të muajit maj.

Sipas tij, bullgarët dhe vendet veriore të Evropës, përfshirë gjermanët, do të jenë ndër vizitorët e parë.