Lajmi i fundit

Greqia goditet nga disa tërmete

Greqia është goditur nga disa tërmete që nga mesnata e së dielës.

Tërmeti më i fuqishëm ishte ai i mesnatës me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter, i cili ndodhi në Kretë të Greqisë, shkruan Klankosova.tv.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) ka njoftuar se një tjetër tërmet ishte 4.0 dhe disa të tjerë me shkallë të ulët.