feja

Greqia e Bosnja të parat në Europë si vende ku feja është shumë e rëndësishme

Për qytetarët grekë dhe boshnjakë, feja është shumë e rëndësishme në jetën e tyre. Në një hartë që shfaq përqindjen e rëndësisë së religjionit në shtetet evropiane, prin Greqia me 55% dhe Bosnja e Hercegovina me 54%.

Shtetit i tretë me përqindjen më të lartë sa i përket rëndësisë së fesë është Rumania me 50%, pastaj Kroacia me 42%, Portugalia me 36%, Serbia me 34% dhe Polonia me 29%.

Feja është shumë më pak e rëndësishme te shtetet skandinave dhe baltike e poashtu edhe në Britani të Madhe, transmeton Gazeta Express.

Më së paku rëndësi ka feja në Estoni me 6%, Republikën Çeke 7% dhe Danimarkë me 8%.

Kurse, për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka të dhëna.