Një tjetër shqiptar 63-vjeçar është gjetur i vrarë në Greqi, nga kalimtarët në Korfuz.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase, të cilat shkrujnë se shqiptari u gjet i pajetë në një rrugë në zonën Spartera me plagë të shkaktuara nga plumbat e një arme gjahu.
Raportohet se shqiptari kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes dhe ata kishin bërë kallëzimin në polici.
Kujtojmë se pas trafikantit Altin Mullai, të vrarë nga policia helene në Janinë, një 35-vjeçari të gjetur pa jetë në burgun e Trikalas dhe një 38-vjeçari që ndërroi jetë në aksident në Lamia, 63-vjeçari në Korfuz bëhet shqiptari i 4-të që vdes në territorin grek në harkun kohor të një jave.







