Grenelli i nervozuar me Kurtin, por ia çfarë i pati thënë Veseli diplomatit amerikan për kryeministrin kosovar? FOTO

Përmes një reagimi të ashpër sot ambasadori amerikan, Richard Grenell iu përgjigj Albin Kurtit, se nuk pranon masa gjysmake. Për diçka të ngjashme, e paralajmëroi Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, pak javë më parë.

Kadri Veseli më 7 shkurt i kishte konfirmuar Grenellit se Kurti kishte bërë fushatë ndaj propozimit të tij për tarifat, duke e quajtur atë madje edhe gënjeshtar.

‘I dashur ambasador, Albin është një gënjeshtar! Propozimi im për tarifat është shumë i qartë që nga janari i vitit 2019. Albini nuk e mbështeti atë dhe bëri fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re që të merren me këtë çështje pa një plan konkret që i vë interesat më të mira të Kosovës në ballë’, kishte shkruar kreu i PDK’së në Twitter.

Një plan shumë të ngjashëm e paraqiti sot Kurti, si propozim i tij për heqjen e taksës.

Mirëpo ndaj kësaj, reaguan ashpër SHBA’të të cilat konsiderojnë si Kryeministri i Kosovës po bën gabim serioz dhe se kjo sot iu kumtua edhe Presidentit Thaçi në ‘Shtëpinë e Bardhë’.

“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.