Grenell thotë se ka incizime: Jack Smith ka manipuluar dëshmi kundër Hashim Thaçit

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka hedhur pretendime serioze në lidhje me çështjen kundër ish-presidentit Thaçi në Prokurorinë e Specializuar të Hagës si dhe rolin që ka pasur ish-kryeprokurori Jack Smith.

Në një postim në Twitter, Grenell pretedonn se dje ka takuar një gazetar në Tiranë, i cili ia ka treguar atij një përgjim të dalë nga Haga nga një sinjalizues, e i cili dëshmon se “dëshmitarë” tërheqin deklaratat e tyre kundër Thaçit, pasi që sipas tij, Smith kishte përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s kundër ish-presidentit për t’ua manipuluar dëshmitë.

“Sot takova një gazetar në Tiranë i cili ndau me mua një përgjim të dalë nga Haga nga një sinjalizues, ku “dëshmitarë” tërheqin dëshmitë e tyre kundër Hashim Thaçit, pasi që Jack Smith kishte përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s për t’i manipuluar dëshmitë e tyre”, ka shkruar Grenell.

“Jack Smith e dinte se këta “dëshmitarë” pretendonin se ai i kishte gënjyer dhe manipuluar që nga tetori i kaluar, të paktën. Audioja e rrjedhur është nga tetori 2022 – ai sigurisht e dinte më pare”, ka shkruar tutje Grenell.

Grenell madje thotë se për këto çështje është vënë në dijeni edhe zëvendësi i Jack Smith, Alan Tieger.

“Audioja e zbuluar është e “dëshmitarit” që i thotë zëvendësit të Jack Smith, Alan Tieger se ai madje ka pamje nga ekrani dhe regjistrime të bisedave midis Jack dhe personit të rremë të CIA-s”, shkruan Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1616553615933722625?t=MX-VomORyz961sc6sw5gRg&s=19