Grenell shkruan pas takimit me liderin e VV-së, asnjë fjalë për koalicionin, veç: Faleminderit Albin

Ambasadori amerikan në Berlin njëherit edhe i dërguari i posaçëm i Presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka falenderuar kreun e VV-së për takimin e zhvilluar sot.

Grenell përmes Twitterit ka falenderuar Kurti duke thënë se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për tërë rajonin.

“Faleminderit Albin, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës duhet të jetë prioritet për tërë rajonin”, ka shkruar Grenell në Twitter.

I dërguari i Presidentit Trump dje ka arritur në Kosovë ku ka pasur një darkë pune me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Grenell sot ka takuar partitë politike, fillimisht ka qëndruar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin dhe kreun e Kuvendit Glauk Konjufcën.

Pas VV-së, Grenell i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kanë qëndruar edhe në selinë e LDK-së. Aty janë pritur nga kryetari Isa Mustafa dhe nënkryetarët, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu.

Richard Grenell gjatë prononcimit për media vazhdimisht ka porositur se në Kosovë ndodhet për të ndërhyrë në çështjet politike por është këtu që të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik.