Çështja e dinarit

Grenell përfshihet në çështjen e dinarit, merret pak me gjermanët dhe raportet e Kurtit me ta

Ish-emisari amerikan për bisedimet Kosovë –Serbi, Richard Grenell, ka komentuar reagimet e zyrtarëve gjermanë rreth çështjes sa dinarit dhe operacioneve të policisë për mbylljen e zyrave të Serbisë në Kosovë. Grenell, që ka shërbyer si ambasador i SHBA’së në Berlin ka shkruar për qëndrimin e Ambasadorit Jorn Rohde duke thënë se Kurti po e humb mbështetjen e tij.

” E dini është keq për Albin Kurtin kur i humb përfaqësuesit gjermanë në vendin e tij” ka shkruar Grenell.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar sot në lidhje me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa komunave paralele të Serbisë në vend.

Sipas tij, veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.

“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, shkroi Rohde.

“Dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë është i vetmi forum i përshtatshëm për t’i adresuar këto çështje”, ka shtuar ambasadori gjerman.

Një qëndrim tjetër e ka mbajtur deputeti gjerman Michael Roth i cili e ka quajtur  të të pabalancuar” qëndrimin e Ambasadorit të SHBA’së në Prishtinë për veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, tha se Hovenier s’ka qenë kaq i qartë për Banjskën.

“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.

Grenell ka parë këto komente dhe s’ka hezituar të reagojë.

“Ambasadori gjerman në Kosovë po e turpëron publikisht socialistin gjerman ( Michael Roth)” ka shkruar Grenell në X.