Grenell: Muajin e ardhshëm do të vijë edhe një ekip tjetër nga SHBA’ja

I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka paralajmëruar ardhjen e një delegacioni tjetër nga SHBA muajin që vjen.

Ai këtë e tha në konferencën për medie pas përfundimit të takimit me liderët e Kosovës.

“Do t’i sjellim këto projekte në jetë. Energji e vërtetë që do të sjellë kjo marrëveshje do të ndërrojë dinamikën. Presidenti Trump më tha që të bëj një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që do të sillte dinamizëm ekonomik. Simbolizmi nuk e paguan qeranë. Duhet që të sjellim zhvillim. Muajin tjetër do të vijë një ekip tjetër në Kosovë. Do të kryejnë dy fizibilitete që do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës.”, tha ai.