Grenell kujton nënën e tij: Zbulon se edhe ajo ishte e sëmurë me kancer

Një ndër politikanët amerikanë shumë i përfolur në Kosovë, Richard Grenell, njihet për historinë e tij si mbijetues i sëmundjes së kanerit, teksa ka zbuluar se më të njëjtën ishte diagnostifikuar edhe nëna e tij.

Në një shkrim në rrjetin social Instagram, emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi si dhe shefi i Intelegjencës Amerikane, Richard Grenell, ka kujtuar nënën e tij në ditën që njihet si ‘Dita e Nënës’.

“Do të doja që të isha me nënën time sot. Ajo është një inspirim për të gjithë ne, një autore, mbijetuese e kancerit dhe luftëtarja më e mirë në botë. Të dua nënë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Grenell kohë më parë ka shpalosur detaje nga lufta e tij me kancerin, të cilin fatmirësisht e ka mposhtur.

Ai kohëve të fundit është bërë një prej politikanëve më të përfolur në Kosovë, duke marrë parasysh angazhimin e tij për një marrëveshje sa më të shpejtë mes Prishtinës e Beogradit.