Ish i dërguar special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Grenell përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur, duke thënë se duhet të dihet se kush dhe pse e bëri këtë.

“Duhet të ketë menjëherë një hetim të plotë dhe të pavarur të këtij incidenti. Të gjithë duhet ta dimë se kush e bëri këtë dhe pse….” – ka shkruar ai.

Kosovo boosts security after blast threatens power supplies https://t.co/O3aYKfnHYm pic.twitter.com/54zoSxgZ1B

— Reuters World (@ReutersWorld) November 30, 2024