Grenell i reagon Mehajt: Qeveria Kurti e ka refuzuar ndihmën e ShBA-së për gazsjellësin

Ish emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj kërkesës së Qeverisë së Kosovës për një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

Grenell ka thënë se qeveria e kryeministrit Albin Kurti e ka refuzuar ndihmën e ShBA-së për gazsjellësin, në një reagim ndaj kërkesës së sotme të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj, drejtuar NATO-s për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në aleancën trans-atlantike.

“Qeveria aktuale sapo e ka hedhur poshtë ndihmën e SHBA-së për t’ia sjellë atyre një gazsjellës”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Twitter.