Grenell i reagon kongresistit demokrat për “vendimin e tmerrshëm” të Kurtit

Ish-emisari i posaçëm i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, republikani Richard Grenell ia ka rikujtuar kongresistit demokrat, Bill Keating, refuzimin e gazsjellësit amerikan nga Albin Kurti, me ç’rast këtë qëndrim të kryeministrit kosovar e ka cilësuar si “të tmerrshëm” për shëndetin e njerëzve në Kosovë, raporton Paparaci.

Keating është njëri nga kongresistët që ishin prezentë të mërkurën në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së MCC-sëw, të lidhur me Qeverisë së Kosovës dhe Sfidave të Mijëvjeçarit, një agjencie të pavarur amerikane.

Madje, deklaratën e Keating i cili ka thënë se “Kosova… e ka mirëpritur gjithmonë përfshirjen e SHBA-së në vend dhe në Ballkan në përgjithësi”, Grenell e ka quajtur qesharake.

“Keating nuk arrin të dalë në mbrojtje të Amerikës me këtë deklaratë qesharake”, u shpreh Grenell.

Por, Grenell e ka kritikuar prezencën dhe qëndrimin përkrahës të demokratit Keating për ujdinë, si dhe “rehabilitimin” e Albin Kurtit – të cilin ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare të ShBA-ve e prezanton si refuzues të gazsjellësit amerikan.

“Shpresoj që Keating t’i ketë thënë Kurtit se refuzimi i gazsjellësit së pastër dhe të rinovueshme të SHBA-së përmes një tubacioni të ri ishte një vendim i tmerrshëm për shëndetin e popullit të tij dhe cilësinë e ajrit të mbushur me qymyr në Kosovë”.

Po ashtu, Grenell ka pyetur “nëse Keating ishte në gjumë vjeshtën e kaluar kur kryeministri Albin Kurti sipas tij, refuzoi gazsjellësin e SHBA-së?!”, përcjell Paparaci.

Ish-ambasadori amerikan në Berlin, i cili shpeshherë ka hedhur kritika ndaj shefit të qeverisë shkroi në Twitter se “ky lloj dobësie nuk e ndihmon diplomacinë amerikane apo besueshmërinë tonë”.

“Siç e kemi parë me vendimin e Gjermanisë për të blerë sasi të mëdha gazi nga Rusia, të kesh diplomaci të ashpër në fillim është mënyra sesi shmang luftën dhe konfliktin. Deklaratat e zymta që sfidojnë historinë absolutisht do të krijojnë probleme më të mëdha më vonë”, shtoi tutje Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1552686574546014208?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1552686574546014208%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fpaparaci.com%2F174678%2Fgrenell-i-reagon-kongresistit-demokrat-per-vendimin-e-tmerrshem-te-kurtit%2F