Emisari special i presidentit Trump për Kosovën, ambasadori Richard Grenell i ka reaguar menjëherë kryetari të VV-së, Albin Kurti, i cili tha se nëse bëhet kryeministër nuk do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Një gjë është e sigurt, ju gjithmonë mund të llogarisni në Albin Kurtin që të jetë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte kundër ideve të Obamës dhe kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk ua paguan qeranë, vendet e punës po”, ka shkruar Grenell në Twitter, duke e ripostuar edhe postimin e Kurtit, transmeton Ballkani.info.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e Kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.”, ka shkruar Kurti në Twitter. /Ballkani.info/