Grenell e Thaçi nxisin menjëherë reagimin e VV’së, këshilltari i Kurtit paralajmëron…

Këshilltari i Kryeministrit të shkarkuar, Shkelzen Gashi, ka paralajmëruar rezistencë ndaj njoftimit të Grenellit se shpejt do të ketë fillim të bisedimeve dhe marrëveshje Kosovë-Serbi.

Gashi ka paralajmëruar se do të ketë shkëmbim territorial e zhbërje të Gjykatës Speciale.

“Këta po duan të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë sërbe e asociacion të tyre; si dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë. Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Sërbia e as anëtarësim në OKB. Këta do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnesti nga Gjykata Speciale. NE DO TË REZISTOJMË!”, ka shkruar Gashi, në një reagim në FB, ku ka bashkëngjitur edhe reagimin e Grenell në twitter.

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell përmes një ‘retweeti’ ndaj postimit të Presidentit Thaçi në Twitter, ka thënë se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme atëherë do të fillojë dialogu me seriozitet

“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Richard Grenell✔@RichardGrenell

Once tariffs/reciprocity are dropped (maybe this week?), then Dialogue begins in earnest. I’ve spoken with leaders in Serbia and Kosovo to make clear they must start building confidence today in preparation – and they’ve committed to do so. More to come soon. https://twitter.com/hashimthacirks/status/1251871256254783489 …Hashim Thaçi✔@HashimThaciRKSNext week I’ll take the final constitutional steps to enable the formation of a new Government w/ full legitimacy from Parliament, capable to fight #COVID19 and serve the people. Tariffs & reciprocity need to be dropped in order to strengthen USA & EU support for Kosova.5634:28 PM – Apr 19, 2020Twitter Ads info and privacy285 people are talking about this

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re.

Thaçi ka shkruar në Twitter se tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohen raportet e Kosovës me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“Javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re mee legjitimitet të plotë nga Kuvendi, e aftë për të luftuar pandeminë Covid-19 dhe për t’u shërbyer njerëzve. Tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohet mbështetja e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.