Grenell e quan manipulim parazgjedhor aksionin e sotëm në veri, kërkon reagim nga Bideni
Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri që rrodhën si rezultat i aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.
Grenell ka thënë se veprimet e sotme në veri janë thyreje e marrëveshjes së Brukselit, derisa akuzon disa politikanë në Prishtinë se kanë ndërmarrë veprime të tilla në prag të zgjedhjeve lokale.
“Manipulimet politike nga disa në Prishtinë përpara zgjedhjeve të së dielës duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur”, ka shkruar Grenell.
Në fund të reagimit të tij Grenell thotë se duhet që të reagojë edhe presidenti i SHBA’së, Joe Biden.
“Joe Biden nuk duhet të qëndroj i heshtur për këtë situatë”, ka përfunduar Grenell.
#UPDATE Several Kosovo police officers and ethnic Serb civilians were injured Wednesday in clashes that erupted during raids targeting smugglers of Serbian-origin goods in Kosovo's tense north, officials and police said
Map showing the border between Serbia and Kosovo pic.twitter.com/K8WBSdioVJ— AFP News Agency (@AFP) October 13, 2021