Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar në Twitter ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Grenell e ka demantuar Selimin i cili ka thënë se në marrëveshjen e nënshkruar dje pritet që SHBA përmes një granti për Kosovën të mundësojë ndërtimin e një tubacioni të gazit në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të sjellë gazin jorus afër Ballkanit.

Not true. https://t.co/R0p5QiokrG

— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 5, 2020

Not true again. https://t.co/2Ld3c1rw02

— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 5, 2020

Po ashtu Grenell ka thënë se është e pavërtetë që 45 ditë pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, Kosova dhe Serbia mund të udhëtojnë pa viza për në SHBA.