Grenell e “çon” në qiell shefin e tij, presidetin Trump për shkak të…

Emisari Special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka thënë se Donald Trump është nominuar për herë të dytë për Çmimin Nobel për Paqe për marrëveshjen historike Kosovë-Serbi.

Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike po shihet si shtrim i rrugës së arritjes së arritjes së marrëveshjes paqësore në mes të dyja vendeve.

Kjo e ka shtyrë deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.

Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.

“Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi I rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokument.

E pas kësaj ka reaguar Richard Grenell me një postim në Twitter, duke rishpërndarë postimin e deputetit suedez.

“Donald Trump është nominuar për herë të dytë për Çmimin Nobel për Paqe për marrëveshjen historike Kosovë-Serbi”, ka shkruar ai në Twitter.

Më poshtë postimi i plotë i tij.