Grenell deklaratën e Kurtit për Ujmanin e quan kritikë krejtësisht të çmendur

Ambasadori Richard Grenell sonte në konferencën për media që mbajti në Prishtinë bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti është pyetur për deklaratën e Vetëvendosjes, gjegjësisht kreut të saj Albin Kurtit, i cili ka thënë se e njëjta marrëveshje është në dëm të Kosovës, duke përmendur Liqenin e Ujmanit.

Grenell komentin e Kurtit e quajti si kritikë të çmendur.

“Kjo është një kritikë krejtësisht e çmendur, s’do t’i jepja aq shumë rëndësi. Zbatimi po vjen është një ditë e madhe, një proces i madh, politikanët do të jenë politikanë dhe do të jenë kritik, është në rregull kjo. Ne jemi shumë krenar për këtë marrëveshje, do të shihni se këto s’janë fjalë të zbrazëta” tha Grenell.

Ai tha se marrëveshja nënkupton vende të reja të punës me paga të larta