Grekja këndon “25 gërshetat”/ Gliqeria bëhet “hit” duke kënduar shqip

Kjo këngë shumë e njohur në Shqipëri, e kënduar në juglindje të vendit, është bërë e njohur edhe në Greqi.

Kjo ka ndodhur falë këngëtares së njohur greke Gliqeria, e cila në repertorin e saj këndosh shpesh këngë nga vendet fqinje me Greqinë, si Turqia dhe Shqipëria.

Kjo këngë është kënduar nga këngëtarja e njohur greke në shqip dhe greqisht prej më shumë se 7 vitesh, ndërsa së fundmi ishte pjesë e një recitali të saj në televizionin e njohur mega.

Ritmet, melodia, teksti ka tërhequr ndjekësit e këngëtares greke, e cila këngën 25 gërshetat e ka kënduar pothuajse në të gjitha koncertet që ka mbajtur.

Momentin kur këngëtarja greke këndon “25 Gërsheta” e gjeni në minutën 2:58:00.