Greg Delawie flet rreth pritshmërisë së Sekretari Blinken për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se Sekretari i ri i Shtetit, Antony Blinken beson në vlerat tradiconale amerikane.

Delawie në një replikë në Twitter pas pyetjes se çfarë pret nga Antony Blinken veçanërisht për dialogun Kosovë-Serbi, ish-diplomati amerikan u shpreh se nuk ka diskutuar mbi Ballkanin me Sekretarin e Shtetit por që i njëjti beson në vlerat tradicionale amerikane.

“Nuk kam diskutuar për Ballkanin asnjëherë me Sekretarin Blinken. Unë e di që ai beson në vlerat tradicionale amerikane siç janë Rendi dhe Ligji dhe demokracia si dhe që diplomacia është më e mira për të zgjidhur problemet e vështira”, ka thënë ai duke shtuar se më shumë se kaq nuk ka informata.