“Green Book”, shpallet filmi më i mirë në ‘Oscars’

“Green Book”, është shpallur filmi më i mirë biografik i zhanrit komedi-dramë.

“Green Book”. me regji të Peter Farrelly mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimve në “Ocars” është shpallur si filmi më i mirë i zhanrit komedi-dramë, shkruan lajmi.net.

Ngjarja e këtij filmi i përket vitit 1962 ndërsa është i frymëzuar në ngjarje të vërteta të pianistëve klasikë dhë të muzikës xhaz.

Premiera e “Green Book”, ishte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 11 shtator 2018, ku e fitoi edhe çmimin “People’s Choice Award’.
https://www.youtube.com/watch?v=QkZxoko_HC0